Advertisements

Shqipëri-Shkalla më e ulët historike e papunësisë

TSH/ -Niveli i papunësisë në tremujorin e dytë të vitit 2019 arriti në 11.5%. Kjo është shkalla më e ulët historike e papunësisë.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar shifrën pozitive si tejet inkurajuese.

“Mirëmëngjes dhe me shifrën pozitive e tejet inkurajuese, të nxjerrë nga raporti i djeshëm i Institutit të Statistikave, konfirmuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë, ju uroj një ditë të mbarë”, është shprehur Rama.

Sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës, publikuar dje nga INSTAT, shkalla e papunësisë në vend arrin në nivelet më të ulta historike në shifrat 11,5%.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,9% ndërsa me tremujorin e parë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,6%.

Në tremujorin e dytë 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,4%, nga më të lartat në rajon vlerësuar në vazhdimësi edhe nga institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore, FMN, Komisioni Europian, etj.

Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3,4% dhe krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, ky tregues u rrit me 2,1%.

Vlen për t’u përmendur se shkalla zyrtare e papunësisë tek të rinjtë shfaq tendencë në rënie e cila, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, është 1,7%, ndërsa me tremujorin e parë 2019 ka pësuar një rënie prej 1,3%.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close