Advertisements

UDBASHPATRIOTËT DHE HAJDUTAGALLARËT NUK I DUHEN SHTETIT TË KOSOVËS, PSE DUHET T’I VOTONI JU NËSE NUK JENI SI ATA?!

Editor

Nga Abdulla Mehmeti

Vota për hajdutët dhe kriminelët është votë për Serbinë, jo për demokracinë, lirinë, progresin dhe të ardhmen e Kosovës!

“Hajni im” apo “hajni yt”, të gjithë së bashku e dëmtojnë interesin e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës!

Entuziasmi, auforia, shpresat dhe dëshirat e mira, nuk e ndryshojnë gjendjen e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Stili i deklaratave dhe opinioneve si: “hajni im” është më i mirë se “hajni yt”, nga personat që shpresojnë të jenë më afër pushtetit të ardhshëm, për interesa dhe përfitime personale, jo përpjekja që të fitojë më i miri, me këtë edhe demokracia dhe shteti i së drejtës, nuk janë të shëndetshme për të sotme dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe interesin e përgjithshëm kombëtar të shqiptarëve.

A ka turp më të madh se sa të huajit të na paralajmërojnë dhe bëjnë vërejtje për hajnat, politikanët e korruptuar dhe kriminelët në mesin tonë, që kanë vjedhur, kriminalizuar dhe tradhtuar sa kanë mundur, jo të huajit por neve, dhe ne ende vazhdojmë t’i përkrahim, t’u duartrokasim, t’i votojmë dhe t’u besojmë, se ata mund ta ndërtojnë të ardhmen tonë dhe të shtetit të Kosovës?

Mjafton ta shkruani në google fjalën “vjedhje”, “krim i organizuar”, “tradhti” dhe të ngjashme, dhe cilësdo nga këto fjalë nëse ia bashkëngjitni emrin dhe mbiemrin e një kandidati për deputet nga listat e partive politike që garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, për një numër të madh të këtyre kandidatëve, nga cilado listë e partive, do t’u dalin rezultate shumë zhgënjyese.

Parullës “haj se bëhet mirë” i ka kaluar koha. Tani, me veprimet tona të gabueshme mund të bëhet mirë për Serbinë dhe për politikanët e korruptuar shqiptarë, për pushtetin që nuk i duhet dhe nuk e meriton populli i Kosovës.

Atë që nuk e kanë bërë partitë politike, për pastrimin e listave të kandidatëve për deputetë, mund ta bëjnë votuesit, së paku duke zëvendësuar dëmin e madh me dëm më të vogël, meqë edhe kështu dëmi do të jetë i paevitueshëm edhe në këto zgjedhje. Fatkeqësisht.

Votoni për dëmin më të vogël, që ta keni më lehtë ta luftoni të keqen në të ardhmen!

Vota për hajdutët dhe kriminelët është votë për Serbinë, jo për demokracinë, lirinë, progresin dhe të ardhmen e Kosovës!

(15 shtator 2019)

Loading...
Advertisements
Next Post

15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë. Kjo ditë në vende të ndryshme të bot […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close