Advertisements

Universiteti i Prishtinës shpallë konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj

Universiteti i Prishtinës të premten(nesër) pritet ta shpallë konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj në tri nivelet e studimit: bachelor, master dhe doktoratë.

Kështu tha për Radio Kosovën prorektori për Mësim dhe Çështje të Studentëve, Hysen Bytyqi. Ai tha se edhe vendimi i Ministrisë së Arsimit për rritjen numrit të studentëve në Mjekësi ka filluar të zbatohet që nga e hëna, pasi që është vendim i obligueshëm.

Të premten pritet të shpallet konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në të tria nivelet e studimit në Universitetin e Prishtinës, ku do të jenë të lira mbi 3 mijë vende.

Lajmin e ka bërë të ditur për Radio Kosovën prorektori për Mësim dhe Çështje të studentëve në UP, Hysen Bytyqi. Ai tha se hapjes së konkursit do t’i paraprijë një aprovim formal i Senatit të UP-së, mbledhja e të cilit mbahet të premten në ora 9:00.

“Do të shpallen për aplikim të kandidatëve 150 programe studimore, prej tyre 70 në nivelin bachelor, 65 në master dhe 15 programe për studime të doktoratës. Numri i përgjithshëm i studentëve apo i vendeve të lira janë gjithsej 3534 vende. Në nivelin master do të jenë 2425 studentë dhe 116 studentë në studimet e doktoratës”.

Prorektori Bytyqi tha se që nga e hëna ka filluar të zbatohet edhe vendimi i Ministrisë së Arsimit për ta rritur numrin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, me 75 studentë në programin Mjekësi e Përgjithshme dhe 59 studentë në Infermieri.
“Ka qenë vendim i obligueshëm i cili kërkon të implementohet dhe duke e pasur parasysh këtë fakt, ne kemi kërkuar nga administrata jonë, shërbimi i studentëve dhe Fakulteti i Mjekësisë që një gjë të tillë ta implementojë dhe sa e di që nga e hëna një gjë e tillë është në proces dhe është realizuar. Dhe nëse nuk janë plotësuar ato vende mbeten në afatin e dytë të shtatorit sikur edhe në fakultetet e tjera, por vendimi ka qenë obligues dhe ne e kemi implementuar”.

Në konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj, UP është e obliguar me rregullore që 17 për qind të numrit të përgjithshëm të studentëve që regjistrohen të jenë nga komunitetet pakicë dhe studentëve jashtë Kosovës./rk

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close