Advertisements

Ushtria ruse nisi të hënën ushtrimet vjetore strategjike masive

Forca nga Kina, India, Pakistani, Kazakistani, Kirgizia dhe Uzbekistani iu bashkuan Komandës së Përbashkët Strategjike Qendrore të Rusisë për ushtrimet që do të zgjasin deri më 21 shtator.

Ushtrimet e tilla vjetore mbahen me rotacion dhe këtë vit ato përqendrohen në Komandën Qendrore.

Komandat e tjera të Përbashkëta Strategjike të Rusisë janë Perëndimi, Lindja dhe Kaukazi.

Qëkur Rusia ka nisur riorganizimin e ushtrisë së saj më 2008, Komanda Qendrore ka mbajtur dy ushtrime: më 2011 dhe 2015.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se ushtrimet nuk janë të drejtuara kundër asnjë pale të tretë dhe se ato do të përqendrohen në operacione “kundër terrorizmit”.

Sipas Jamestown Fondation – institut për analiza dhe kërkime me seli në SHBA – ushtrimet këtë vit janë më të mëdhatë të Komandës Qendrore dhe ato do të përfshijnë “128,000 ushtarë, 20,000 armë, 600 avionë dhe helikopterë dhe 15 luftanije”.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close