Advertisements

Venecia-Luani i Artë i shkoi filmit “Joker”

ATSH/ – Festivali i Filmit i Venecias ka ulur siparin, ndërsa Luani i Artë i shkoi filmit “Joker”, me aktor protagonist Joaquin Phoenix. Regjisori Todd Phillips i ka vendosur ngjarjet në fillim të viteve ’80 dhe zbulon se si një kloun i varfër e i sëmurë mendor i bashkohet botës së krimit.

Filmi “Joker”, me aktor protagonist Joaquin Phoenix, fitoi Luanin e Artë në Festivalin e Filmit të Venecias. Të shtunën e kaluar, kur filmi u shfaq premierë në qytetin italian mori një duartrokitje tetë minuta të gjatë.

I drejtuar nga regjisori Todd Phillips, filmi zbulon përvojën e klounit të varfër e të sëmurë mendor Arthur Fleck, që vjen nga universi i Batmanit dhe i qaset botës së krimit. Ngjarjet e filmit janë vendosur në fillim të viteve ‘80 në qytetin Gotham.

Në veprën kinematografike luajnë gjithashtu Robert de Niro dhe Zazie Beetz.

Kritika e ka vlerësuar maksimalisht lojën e aktorit protagonist, ndërsa shumë parashikojnë se Phoenix do të jetë edhe fitues i çmimit Oscar.

Ndërkohë Çmimi i Madh i Jurisë dhe Luani i Argjendtë i shkoi bashkëprodhimit franko-italian të regjisorit Roman Polanski, “J’Accuse”.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close