Advertisements

Vuçiq,nuk mendon se është reale që Republika e Çekisë të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se nuk mendon se është reale që Republika e Çekisë të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Duke komentuar deklaratat e presidentit të Çekisë, Milosh Zeman, Vuçiç tha se çekët janë “miq të sinqertë” të Serbisë, por shtetet, veçanërisht ato që janë “në të njëjtin bllok” nuk i ndryshojnë shpesh vendimet.

“Ne do të dëshironim atë (tërheqjen e njohjes), por nuk mendoj se është realiste dhe e thjeshtë”, tha presidenti i Serbisë para gazetarëve në Vatikan pas takimit me Papa Françeskun.

Të mërkurën, presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë vizitës në Beograd, tha se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha gjithashtu se Vatikani po ndjek një politikë serioze, dhe se do të ruajë qëndrimin për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

“Por Vatikani dëshiron bisedime dhe një zgjidhje paqësore midis serbëve dhe shqiptarëve,” u tha Vuçiç gazetarëve./

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close