Advertisements

Ylliria (Ballkani) mban fshehur nën tokë, kontinentin e zhdukur ,Adria e Madhe (Greater Adria)

Për një kohë të gjatë njerëzimi flet he është në kërkim të botëve të humbura në Tokë.
Së fundmi ,revista e njohur “Science “,ka publikuar një artikull për kontinentin e zhdukur para më shumë se 100 milion vjetësh,i cili ishte shtrirë në hapsirën e sotme të Alpeve deri në Persi (Iran).

Shkencëtarët e quajtën kontinentin e humbur Adria e Madhe (Greater Adria) sepse, përpara se të fundosej nga lëvizje të mëdha tektonike, ajo kryesisht ishte vendosur në territorin e Evropës së sotme Jugore . Ta themi thjesht, kontinenti i humbur Adria e Madhe (ose Adriatiku i Madh) shtrihet thellësisht poshtë Ballkanit.

Adria e Madhe, sipas ekspertëve, u formua gati një çerek miliardë vjet më parë kur u nda nga superkontinenti jugor i Gondwana, i cili më atëhere mbante së bashku Afrikën e sotme, Amerikën e Jugut, Antarktidën, Australinë, nënkontinentin Indian dhe gadishullin Arabik.

Ky kontinent parahistorik përfshin zonat e rreth tridhjetë vendeve të ditëve të sotme, nga Spanja në Iran. Për pjesën më të madhe, ajo ishte nën ujë nga e cila dolën një seri shkëmbinjsh të mëdhenj, ose ishuj.

Të paktën, kështu thotë Douve van Hinsbergen, Shef i Departamentit të Paleeogjeografisë dhe Tektonikës Globale në Departamentin e Gjeologjisë, Universiteti i Utrecht në Hollandë.

“Rajoni i Mesdheut është thjeshtë – një rrëmujë gjeologjike. Gjithçka është e lakuar, thyer dhe shpërndarë”, tha Van Hinsbergen për revistën “Science”.
“Adria e Madhe”, në interpretimin e tij, ishte pjesë e pllakës tektonike afrikane, për të filluar “rrëshqitjen” e saj dhe duke u zhytur nën pllakën tektonike Euroaziane, domethënë nën Evropën e sotme jugore, qindra miliona vjet më parë.

Pellgu mesdhetar domosdo është një djep civilizimesh,por jo më pak edhe Ballkani përmes së cilit kushedi se e sa civilizime kanë dalë e ikur ,por që shihet qartë edhe nga ky studim se është një territor që mund të lidhet me shumë legjenda edhe me atë të Atlantidës.

Dhe me Ilirët ,një popull misterioz,që kushedi i shpëtoi përmbytjeve të mëdha me “ndihmen” e perëndisë,si popull i cili siç thuhet është më i vjetër se Hëna.Sido që të jetë këto vise mbajnë fshehur në gjirin e saj “historinë e botës”.

//Përgatitur nga Xh.Arifi/Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close