Advertisements

Zbulohet ujë në një planet potencialisht të banuar

ATSH-AFP/ – Astronomët detektuan për herë të parë avull uji në atmosferën e një planeti që ndodhet në “zonën e banueshme” të yllit të tij, një etapë e re në kërkimin e shenjave të jetës përtej sistemit diellor.

Për këtë perlë të rrallë, shumë interesante, astronomët dinë ende shumë pak gjëra.

Por ajo që ata kanë zbuluar është shumë premtuese dhe e vendos këtë planet shumë të largët, që ndodhet më shumë se një milionë miliardë kilometra larg Tokës, në rangun e kandidatëve më të mirë për kërkimin e shenjave të jetës jashtëtokësore.

“Të gjesh ujë në një botë potencialisht të banueshme, përveç Tokës, është jashtëzakonisht emocionuese dhe kjo na afron me përgjigjet ndaj pyetjes thelbësore. A është Toka unike?”, thotë Angelos Tsiaras, i Universitetit College London dhe bashkautor i këtij studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature Astronomy”.

Për më tepër ky planet ndodhet në zonën e banueshme të yllit të tij, që do të thotë as shumë afër dhe as shumë larg nga burimi i nxehtësisë, por pikërisht aty ku temperatura i mundëson ujit të qëndrojë në gjendje të lëngshme dhe ku jeta, ashtu sikurse e njohim, të mund të zhvillohet. Një temperaturë e ngjashme me atë të Tokës.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close