Advertisements

Presidenti i MV,Pendarovski: Vizita e Pompeos, simbolikë e kthimit të madh të SHBA-së në Ballkan

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi nënkupton paralajmërimin e Uashingtonit për praninë më të madhe në Ballkan. Kështu kanë deklaruar në Shkup presidentet e dy vendeve, Stevo Pendarovski dhe Millo Gjukanoviq.

“Mendoj se vizita është shumë e mirë në disa aspekte. Vizita e fundit e një niveli kaq të lartë amerikan ka ndodhur para 19 vjetëve nga ana e ish-sekretarit, Colin Powell. Kjo nuk është një vizitë kurtuazie. Bazuar në shtetet ku do të qëndrojë, në Itali, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Greqi, nënkuptohet se Pompeo nuk vjen në rajon për zgjidhjen e sfidave, por që t’iu japë mirënjohje atyre për punën e bërë. Vizita e tij është simbolikë për kthimin në dyer të mëdha të SHBA-së në Ballkan. Çështjet kyçe tek ne janë zgjidhur me mbështetjen e SHBA-së, pra ato nuk do të mund të zgjidheshin pa përfshirjen amerikane në këto procese”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas takimit në Shkup me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Edhe presidenti malazez tha se Sekretari Pompeo, gjatë vizitës në rajon do të përcjellë mesazhe të qarta për mbështetjen e fuqishme amerikane.

Gjukanoviq ka thënë se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO ndërsa ka ofruar mbështetjen e vendit të tij për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në këto institucione.

“Në Mal të Zi jemi bindur se pasiguria me të cilën për fat të keq njihet Ballkani, është pasojë e zhvillimeve demokratike të rajonit. Përgjigjja e gjithë kësaj duhet të jetë integrimi, arritja e kualitetit evropian edhe për popujt tanë. Ne jemi vend anëtar i NATO-së dhe jemi në bisedime me BE-në. Mendoj se është me rëndësi që ta mbështesim edhe Maqedoninë e Veriut në këtë rrugë”, ka deklaruar Gjykanoviq.

Sa u përket debateve me Bullgarinë, e cila i jep mbështetje integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, por jo pa kushte, presidenti Stevo Pendarovski beson se Sofja nuk do të bllokojë datën e bisedimeve ndërsa çështjet kontestuese nga e kaluara historike, sipas tij, do të zgjidhet në kuadër të bisedimeve me BE-në.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close