Advertisements

Fluks turistësh në muzetë e Beratit

/ATSH/ – Muaji shtator shënoi vizitueshmëri në rritje në muzetë e Qendrës Kombëtare të Muzeve Berat. Në këtë muaj numri i vizitoreve arriti në 10881 nga të cilët 10 009 ishin të huaj.

Në periudhën janar-shtator 2019 muzetë e Qendrës Kombëtare të Muzeve Berat kanë pasur 54835 vizitorë, 6 130 vizitorë me shumë se e njëjta periudhë e virit 2018.

Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri në periudhën janar-shtator ka pasur 46252 dhe Muzeu Kombëtar Etnografik 8583.

Muzetë e Beratit vazhdojnë të zgjojnë interesin e vizitorëve e sidomos atyre të huajve me vlerat e koleksioneve të tyre, por edhe me mënyrën e veçantë të organizimit.

Muzeu Etnografik është krijuar në vitin 1979 në një banesë me arkitekturë karakteristike beratase. Periudha e ndërtimit i përket shekullit XVIII. Ky muze ka një fond të pasur etnografik me rreth 1200 objekte.

Muzeu Ikonografik “Onufri”, që mban emrin e njërit prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shekullit XVI, është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala”, e cila ka qenë katedralja e qytetit, që është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit.
Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close