Advertisements

Brokoli të marinuar

Brokoli i marinuar me vaj ulliri, lëng limoni dhe kripë është një mrekulli për shijen edhe si sallatë.

Por shija e tij bëhet akoma edhe më e fortë kur po me këtë përzierje ju e piqni në furrë.

Degëzat e brokolit bëhen sa krokante po dhe të buta nga nxehtësia e furrës, duke u kthyer në një vakt perfekt.

Pasi ta provoni këtë recetë të thjeshtë do të jetë mënyra juaj e preferuar për të shijuar këtë perime.

Mund ta shoqëroni me çdo gatim tjetër, duke nisur nga mishi i pjekur e deri tek salcat e makaronave apo orizit.

Duke qenë se është i lehtë, është perfekt për të gjithë ata që ruajnë peshën, pasi në të njëjtën kohë marrin dhe vlerat ushqyese.

Përbërësit

700g brokoli

3-4 lugë gjelle me vaj ulliri

Lëngu i gjysmës së limonit

Kripë

2-3 thelpinj hudhër

Piper i zi

Përgatitja

Hapi i parë dhe kryesor në pjekjen e brokolit është parangrohja e furrës në 22 gradë.

Ndërkohë lani dhe pastroni nga gjethet e mëdha tufat e brokolit dhe ndajini në degëza të vogla.

Thani nga uji i tepërt pasi nuk duhet të zbuten më shumë seç duhet.

Merrni një tas të madh dhe aty hidhni degëzat e brokolit, vajin, lëngun e limonit, kripën, piperin e zi dhe hudhrën e shtypur.

Me një lugë përzjejini mirë dhe më pas kalojini në një tavë ku më parë e keni lyer me pak vaj dhe keni vendosur një letër pjekjeje.

Futini brokolit që të piqen në furrë për 14-18 minuta ose sa të jenë zbutur mjaftueshëm.

Për të qenë të sigurt shponi me një pirun.

Nëse kërcelli është zbutur atëherë brokolit janë gati.

Pasi t’i hiqni nga furra, lërini pak të ftohen dhe kalojini përsëri tek tasi ku i përgatitët.

Mund t’i shërbeni menjëherë të ngrohtë të shoqëruar me djathë, por shija e tyre është po aq e mirë edhe kur ftohen.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close