Advertisements

PDK:”Arrestohet një aktivist i LVV,për blerje votash”

Brenda një ore në Qendrën e Votimit 2003a, sërish aktivistët e Vetëvendosjes u zunë në flagrancë, duke blerë vota. Edhe për këtë rast me ndërhyrjen e vëzhguesve të PDK-së, është obliguar Policia e Kosovës, që të intervenojë dhe të arrestojë edhe personin e dytë të Vetëvendosjes.

Në një komunikatë për media, Partia Demokratike e Kosovës, dënon ashpër sjelljen e aktivistëve të Vetëvendosjes, duke iu bërë thirrje edhe vëzhguesve të subjekteve tjera politike  dhe OJQ-ve, monitorues të zgjedhjeve, t’i raportojnë rastet e tilla.

“Vota e secilit është e shenjtë dhe nuk do të lejohet, që askush të abuzojë me të drejtën legjitime të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

PDK në Prizren me këtë rast shpreh shenjë falënderimi për Policinë e Kosovës, të cilët janë në shërbim të qytetarëve për parandalimin e veprave kriminale, siç janë vjedhja dhe blerja e votave./KP

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close