Advertisements

A është Albini si Prometheu, apo vetëm një demagog i radhës?

nga Besir Bajrami

U përshtat e u fut brenda në zjarr, për të nxjerr popullin prej aty, ashtu si Prometheu në mitologji, apo u përshtat si një konformist (e kundërta e idealistit që ishte dikur), sa për të marr pushtet e për ta udhehequr masën, ashtu siç ajo është/ka mbetur, pa e drejtuar/orientuar dhe pa i kultivuar asaj vlera? – Ditët në vijim do t’i japim përgjigje kësaj dileme.
Vetëvendosje bëri një hap prapa*, Kosova bëri një hap para**, dhe u takuan. Tani, a është e vendosur VV që të vazhdoj të kultivoj vlera në vetëvete e në popull për të bashkërenduar hapat, apo populli që po degradon, ngulfatet e tretet (politikisht, kulturalisht, ekonomikisht dhe fizikisht), do ta merr me vete edhe VV-në (duke e votuar e kushtezuar për votën, duke e orientuar drejt, çkombtarizimit, andej kah është nisur) kjo mbetet të shihet, parasegjithash nga vendosmëria, planprogrami dhe qëllimi i vërtetë i kryesisë së VV.
Urime Kosovës, punë të mbarë për VV!

______
Sqarim:
* Hapi prapa i Vetevendosjes, ishte:
a). Mosperkrahja e ndryshimit të kufijve politik në raport me vetëvendosjen e kombeve;
b). Koalicioni parazgjedhor me LDK i kërkuar me ngulm nga ana e VV (dhe sipas gjitha gjasave koalicioni me këtë parti pas zgjedhjeve), kur dihet që LDK, përveç se është një parti kryekeput e korruptuar, ka qenë dhe mbetet forca kryesore kundër nacionalizmit shqiptar në Kosovë;
c). Mbledhja rreth vetes e dhënia hapesirë në udhëheqje për disa profiter dhe antikombëtar.

** Hapi para për Kosovën ishte vendimi për të votuar VV:
a). https://rezultatet2019.org/Results.aspx…

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close