Advertisements

Republika Çeke :Nuk tërheqim vendimin për njohjen e Kosovës shtet

Presidenti çek Milos Zeman kishte shpall iniciativën për tërheqjen e njohjes së Kosovës gjatë vizitës në Beograd në mes të shtatorit dhe pasi u kthye në Pragë sqaroi se” çdo gabim mund të korrigjohet dhe se ai vetëm do të paraqiste një propozim për tërheqjen e njohjes së Kosovës në konsultimin e djeshëm joformal të samitit të shtetit mbi politikën e jashtme.

Mirpo çfarë ndodhi?Jo siç ishin mësuar serbet të merrnin kënaqësinë nga ndonjë “banana shtet” të cilat për hatër të Titos dhe ish-Jugosllavisë por edhe të parave të tërhiqnin njohjen e shtetit të Kosovës,zyrtarët e lartë çekë në Takimin koordinues të Politikës së Jashtme kundërshtuan propozimin dhe argumentet e Presidentit Milos Zeman për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Ministri i Jashtëm çek Tomas Petšicek u tha gazetarëve pas takimit se udhëheqja e shtetit kishte rënë dakord që çështja nuk ishte në rendin e ditës.

“Ne kemi rënë dakord që çështja e tërheqjes së njohjes nuk është e përshtatshme. Situata nuk ka ndryshuar në asnjë mënyrë që Republika Çeke të ndryshojë pozicionin që ka përfaqësuar për dhjetë vitet e fundit,” tha Petšicek për mediat pas takimit të liderëve të shtetit çek .

“Qeveria Çeke e njohu Kosovën në kundërshtim me pozicionin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Republikës Çekke. Mungesa e konsensusit në nivelin e përfaqësimit më të lartë politik dëshmohet nga përfaqësimi jo i plotë diplomatik i të dy vendeve që mbetet në nivelin e emisarit, i cili , sidoqoftë,nuk është një pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale.” njoftohet Ministria e Jashtme Çeke .

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close