Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Futboll-Sonte Kosova -Mali i Zi

Kosova është gati për një tjetër ndeshje të madhe në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020, të cilën dëshiron ta fitojë me çdo kusht për të qenë e pranishme për herë të parë në një event të madh të futbollit.

Sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” do të përballen me fqinjët e Malit të Zi, me synimin e vetëm fitoren, për t’i mbajtur të larta mundësitë për kualifikim, ndeshje kjo e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK1.

Fitorja 2-1 e Çekisë kundër Anglisë pak ditë më parë ishte rezultati më i padëshiruar për Kosovën, pasi “Dardanët” duhet të rikuperojnë tashmë 4 pikë ndaj çekëve për vendin e dytë. Edhe pse gjasat për kualifikim tashmë janë vështirësuar, te “Dardanët” ka entuziazëm dhe dëshirë të jashtëzakonshme për ta bërë realitet një ëndërr të madhe të futbollit kosovar.

Në takimin e parë të zhvilluar në Podgoricë, Kosova barazoi 1-1 me gol të Milot Rashicës që në minutën e 24-t (u barazua nga Mugosa 69’), por ç’është e vërteta skuadra Challandes ishte dominuese në lojë dhe meritonte fitoren në atë duel.

Që nga ndeshja në Podgoricë ndaj Kosovës, Mali i Zi nuk ka shënuar gol në asnjë ndeshje zyrtare, ndërsa realizoi vetëm një herë në miqësoren ndaj Hungarisë.

Mungesën e golit në kampin e ekipit kundërshtar e kanë arsyetuar me punën që po bëhet në ndërrimin e gjeneratës dhe se po ngritët një ekip i ri.

Atmosfera në kampin e “Dardanëve” para kësaj ndeshje është shumë e mirë dhe të gjithë janë optimistë për fitore, me të cilën vazhdon ëndrra e kualifikimit në Evropian.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close