Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Të gjithë ”të çmendur” pas makinave të epokës

ATSH-ANSA/ – Makinat e epokës, një pasion që nuk largohet kurrë, kjo për faktin se në një muaj në 13 milionë përdorues, 500 000 mijë prej tyre klikuan opsionin  ”makina epoke” në platformën e shitjes së makinave Subito, në Itali.

Kërkimi, sipas të dhënave të publikuara nga platforma që ka analizuar trendin e kërkimeve në gjashtë muajt e parë, kombinon një përzgjedhje të gjerë të makinave të regjistruara deri në vitin 1979, mesatarisht, ka 6 000 reklama në internet çdo ditë.

Në detaje, nëse analizojmë markat e preferuara, markat italiane që bënë histori dhe markat gjermane, gjithmonë janë më të vlerësuarat për sa i përket performancës dhe dizajnit.

Në radhë të parë është prodhuesi historik i automjeteve Fiat, me Fiat 500 dhe atë 127, që janë edhe modelet më të kërkuara, të ndjekura në vendin e dytë nga Volkswagen dhe ”Beetle” i tij i përjetshëm.

Në pozicionin e tretë është një tjetër italian, i njohur mbi të gjitha për shpirtin e tij sportiv me një elegancë të madhe.

Kjo është Alfa Romeo që me Spider-in e saj ”Du Duetto” mbyll podiumin në vendin e tretë, e ndjekur më pas në pozicionin e katërt dhe të pestë nga BMW dhe Porsche./

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close