MUNGESA E VULLNETIT PËR NDRYSHIM

Ka ardhur koha që të lirohemi nga huazimet dhe të përqendrohemi te ajo që përkon me vlerat tona shpirtërore. Por, për ta jetësuar këtë ndërmarrje, para se gjithash, duhet të lirohemi nga frika, nga ndjenja se mbi ne janë ata, shefat lokal të politikës së përçudnuar, që mund të na kërcënojnë po u bëmë të zhurmshëm.

Në vlerat tona shpirtërore duhet të investojnë ata që janë të ndërgjegjshëm, që janë të vetëdijshëm për pasojat nga akulturimi dhe zbehja e identitetit dhe jo ata që ua mbajnë “testiset” shefave lokalë për ta ruajtur karrigen (ndërkaq të këtij soji kemi sa të duash, pra me bollëk). Ndërkaq ata që mendojnë në mënyrë të shëndoshë, fatkeqësisht janë të paktë dhe të pafuqishëm, sepse shqiptarët (i madh e i vogël) janë përcaktuar që të merren vetëm me politikë të lartë, ndërkaq çështjet esenciale që janë shenjat kryesore identifikuese të çdo populli, pothuaj i janë lënë harresës, sepse janë çështje që nuk sjellin (drejtpërdrejtë) të mira materiale (nga to shefat lokalë s’ fitojnë asgjë, prandaj edhe për ta janë të papërfillshme).

Është një armatë e tërë e qytetarëve shqiptarë që nuk e dinë se cilat të drejta i gëzojnë dhe kjo, natyrisht, është për keqardhje. Injorimi i informacionit është një kapitull në vete dhe karakteristikë e shoqërisë shqiptare, sepse për ta mendojnë vetëm shefat apo komisarët politik lokalë të lagjeve tona. Si mund të interpretohet mosbesimi ndaj vetvetes ose mospasje vullnet për ta respektuar atë që është shenjë identifikuese e jona para botës? Si mund të shpjegohet, bie fjala, mos pasje vullnet për ta pranuar të vërtetën se sa shumë që jemi fundosur në realitetin e zymtë, pavarësisht se komisarët dhe shefat lokalë ditë e natë thonë se ata shohin pamje “të kristalta”, diçka si haj definition (HD). Mungesa e një vullneti të tillë nuk e sjell ndryshimin, aq më tepër kur dihet se me atë vullnet vazhdon të abuzohet pamëshirshëm…//Shkelzen Halimi

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close