Advertisements

6 tetor,Kosova po voton

Editor

Qytetarët e Kosovës, sot (6 tetor), nga ora 07:00 deri në orën 19:00, do të kenë mundësi për të votuar për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Në këto zgjedhje parlamentare, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 kosovarë, që do të kenë mundësinë të votojnë për partitë apo kandidatët e tyre të preferuar për deputet.

Për zgjedhjet e 6 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte, prej tyre 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit kanë saktësisht 1 milion e 937 mijë e 869 votues. Në këto zgjedhje janë më shumë se 100 mijë votues të ri.

Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje do të hapen 895 qendra të votimit me gjithsejtë 2 mijë e 547 vendvotime, të cilat do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19.00.

Procesi zgjedhor do të vëzhgohet nga një grup i më shumë se 40 organizatave të shoqërisë civile të cilët janë bashkuar në koalicionin “Demokracia në Veprim”.

Procesi zgjedhor i 6 tetorit do të vëzhgohet edhe nga një mision i gjerë i Bashkimit Evropian. Rreth 30 vëzhgues dhe analistë të këtij misioni janë vendosur në Kosovë që nga fillimi i muajit shtator.

Loading...
Advertisements
Next Post

Inject,lanson fushatën “N`gom çka po du, n`daç me të votu!”

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi (Inject) ka lansuar fushatën “N`gom çka po du, n`daç me të votu!”, e që është një thirrje për përfaqësim të denjë të interesave të grave në Kuvend. Në një video të publikuar e ku u bëhet thirrje grave që të votojnë thuhet se këto të […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close