Advertisements

Ahmeti: BDI e gatshme për zgjedhje të parakohshme

ATSH/ – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi sot se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai theksoi se i sheh këto zgjedhje si zgjidhjen më të mirë pas refuzimit të datës për hapjen e negociatave.

Ahmeti përsëriti kërkesën e tij për vetting në të gjitha strukturat shtetërore.

”Zgjidhja më e mirë për vendin është të shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nuk do të doja të vendosemi si gjahtarë të fajeve sepse është e papranueshme të pranosh faj të pa bërë. Republika e Maqedonisë së Veriut është dëm kolateral i dallimeve që ka BE”, deklaroi Ahmeti.

”Franca shfrytëzoi veton për arsye se BE është në kërkim të ndërtimit të situatave të reja për zgjerim dhe lideri i idesë është Franca. Me keqardhje e kanë pritur këtë të gjithë vendet më të mëdha të BE-së”, deklaroi Ahmeti.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close