Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

AKT TERRORIST NË ZGJEDHJET E KOSOVES

nga Ismet Shabani

Për shkak të aktit më të ulët njerëzor, të helmimit të zyrtarëve të Komisionit Zgjedhor dhe të numrimit të votave nga Zarfat e ardhura nga Serbia, denoj me forcen më të madhe këtë akt Terrosrist e barbarë mbi ata të cilët duke e kryer punen e tyre me nderë dhe ndërgjegje, mbeten viktimë e këtij helmimi monstruoz!

Këtë rast tipit “Terrorist”, duhet t’a denoj edhe mbarë bota humane njerëzore dhe politike anë e këndë globit tokësor, duke denoncuar dhe duke i reaguar në mënyrë serioze, duke kerkuar përgjegjësi dhe denim meritor të këtij akti të ulët shtetëror nga Serbia! Përveç kësaj, edhe për interferencat në zgjedhjet e RKS, Serbia duhet marrë në pergjegjësi sidomos në manipulim dhe blerje tinzare të votave anë e këndë Kosoves, kudo që paten mundësi të shfrytëzojn varfërin e Kosoves për ta goditur në aspektin e fundosjes së shtetit ligjor, ekonomik dhe atë politik e strategjik.

Kosova kështu, “de facto” është vërë përballë një akti të përkryer, kështu që për dallim me aktet e së kaluares, tani e tujte thuajse qendron me “shpinë për muri” dhe pa dalje e ndonjë rrugëzgjidhje adekuate.

Sulmet e Serbisë në akt e sipër ndaj Kosoves dhe popullit të saj, duhet ndalë me doemos, qoftë duke marrë në konsideratë edhe perdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion, për të sjellë perfundimisht paqe dhe stabilitet në rajonin tonë!

Të gjithë të helmuarve nga ky akt monstruoz antinjerëzor, ju uroj sherim të shpejtë dhe kthim në gjirin e familjeve të tyre pa bartë ndonjë pasojë të mëtutjeshme jetësore!

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close