Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Albin Kurti (LVV) flet për prioritetet dhe zotimet e qeverisë së re si dhe vendimet e para që do të ndërmarr

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti theksoi prioritetet dhe zotimet e qeverisë së re si dhe vendimet e para që do të ndërmarr siç është zvogëlimi i qeverisë dhe ndalimi i menjëhershëm i keqpërdorimeve.

Kurti këto komente i bëri në një tubim me bashkatdhetarë në Universitetin e Winchesterit të Londrës, ku falënderoi mërgatën për kontributin e vazhdueshëm para, gjatë dhe pas luftës si dhe organizimin masiv për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai tha që për mërgatën do të krijojë mundësinë e votimit në vendet ku jetojnë nëpër Ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës, rimëkëmbje të shkollës shqipe për fëmijët e mërgatës si dhe mundësi për investime fitimprurëse në Kosovë.

Në ligjëratën me temën “Ndërtimi ndërkombëtar i paqes – Rasti i Kosovës” ku ishin të pranishëm studentë, hulumtuesë, ekspertë dhe pjestarë të mërgatës, Kurti foli për procesin e ndërtimit të paqes në Kosovë pas ndërhyrjes së NATO-s, sfidat nga burokracia ndërkombëtare dhe korrupsioni qeveritar brenda Kosovës dhe ato të agresivitetit të Serbisë prej jashtë, si hapat e që duhet të ndërmerren përmes zhvillimit ekonomik e drejtësisë ligjore për të siguruar paqen afatgjate.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close