Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Alexander Soros:Europa raciste ndaj shqiptarëve

Alexander Soros, djali i filantropisit të njohur, themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur ka shkruar se shqiptarët po diskriminohen në Europë.

“Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë V në Këshill”, shkroi ai në rrjetin shoqëror Tuitër. “Europa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”.
Ngurrimi i rradhës i Bashkimit Europian për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kritikuar nga shumë figura të njohura europiane.
Në Ballkan, reagimet janë më të ndryshme. Në Maqedoninë e Veriut, pritet të mbahen zgjedhje të reja. Sakrifica e ndryshimit të emrit të vendit tani shihet si e shkuar dëm. Në Shqipëri, opozita akuzon qeverinë për refuzimin në Bruksel, kurse qeveria në pushtet ka akuzuar opozitën për dëmtim të imazhit të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ka thënë se arsyeja e vendimit nuk ka të bëjë fare me Ballkanin po me situatën brenda BE-së.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close