Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Apostolova (BE): Pa luftimin e korrupsionit s’ka liberalizim vizash

Në hapjen e vitit të ri akademik të Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur për lëvizjen e lirë në zonën schengen të qytetarëve të Kosovës.

Prej aty, ajo ka theksuar përsëri se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave, derisa shpreson që lëvizja e lirë për kosovarët tw realizohet gjatë presidencës finlandeze.

Ajo gjithashtu ka këshilluar që sistemi arsimor në Kosovë të fuqizohet në bazë të transparencës dhe stabilitetit dhe emërimet në qendrat e arsimit të bëhen përmes procesit të selektimit.

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova teksa ka folur për Kolegjin IBCM tha se ky institucion synon të sjellë vlera të BE-së në Kosovë, një edukim cilësor që i përgatit të rinjtë për tregun e punës, në pajtim me regjionin e Ballkanit duke i  tërhequr të rinjtë e komuniteteve të ndryshime dhe duke i shtyrë në bashkëpunim në forma të veçanta.

Sipas saj, ky kolegj nga Bashkimi Evropian është mbështetur me 2.4 milionë euro me qëllim që të ky institucion arsimor të luaj rol kyç drejtë edukimit të të rinjve në të ardhmen.

Drejtori i Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBCM), Harri Tuomola tha se ky kolegj ka një model i cili lidh aspektin pedagogjik me atë praktik sa i takon fushës së biznesit dhe profesioneve agrokulturore.

Tutje ai tha se ndihet mirë që mbi 80 për qind e studentëve të këtij kolegji kanë siguruar punësim.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close