Advertisements

Arabia Saudite miraton ardhjen e trupave të reja amerikane

Pas tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të rrisin kapacitetet ushtarake nëpër vendet e rajonit,dhe dërgimin e trupave ,sidomos në Arabinë Sudite.

Ky vend ka aprovuar SHBA që të dërgojnë trupa dhe pajisje shtesë në mbretëri pas sulmit të muajit të kaluar në fushat e naftës saudite, raporton SPA.

Reuters kujton se Shtetet e Bashkuara kishin njoftuar më herët se do të dërgonin 3,000 trupa më shumë në Arabinë Saudite, dhe se Presidenti amerikan Donald Trump kishte thënë që Sauditët i kishin përcjellë atij se ata do të paguanin angazhimin e trupave amerikane atje .

Agjencia britanike, SPA nuk specifikoi se çfarë lloj ushtarësh do të dërgonin amerikanet, por vetëm njoftuan se mbreti dhe princi saudit kishin marrë vendimin për të aprovuar ardhjen e forcave shtesë amerikane në kontekstin e “marrëdhënieve historike dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm” të dy vendeve.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close