Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Austro-Hungaria e krijoi shtetin e Shqipëris Natyrale

Austro-Hungaria ishte i vetmi shtet që e mbështeste këtë hartë të shtetit shqiptar. Por, kjo hartë ishte kundërshtuar fuqishëm nga Rusia dhe Serbia.Shkëputur nga libri autores Elena Kocaqi ”Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar”, Tiranë është “një prodhim i artit diplomatic evropian që ishte dënuar për të vdekur se shpejti…

Perandori Habsburg ,Franc Jozefi në lidhje me pavarësinë e Shqipërisë është shprehur se, “Duke u marrë vesh plotësisht me qeverinë aleate të Italisë i treguam Konferencës së Ambasadorëve mendimin tonë për krijimin e një principate shqiptare të lirë e të pavarur dhe mundëm të kemi mbështetjen e qeverive të tjera në këtë çështje që kishirn nisur”‘

Franc Ferdinandi trashëgirntari i fronit austro-hungarez, i deklaroi Syrja Vlores se, ‘’Sipas një marrëveshje midis Monarkisë dhe ltalisë, Shqipëria duhet të mbetet një shtet i pavarur për të ruajtur baraspeshën Ballkanike dhe për të penguar hegjemonin e pakufizuar të sllavëve, duhet të gëzoj miradashjen dhe kujdesin e veçantë të pjesëve gjermane dhe hungareze të Monarkis딑

Ndërsa Berchtold ministri jashtëm austriak i kohës shkruan se”Ne i kemi vetëm si qëllirn krijimin e një Shqipërie të pavarur, formimi I se cilës nga ana tjetër qe parashikuar nëpërmjet një pune diplomatike të mëparshme sidomos në marrëveshje me aleaten tjetër Italinë.

Konti Jul Andrassy ish ministër i jashtëm i Hapsburgve një nga iniciatorët e politikës pavarësisë së shqipërisë shprehet në një artikull të gjatë që botoi në gazetën Neue Frei Pres se ”Austro-Hungaria nuk ka pasur qëllim të pushtoi shqipërine por ajo vetëm ka dashur që shqipërinë të mos e ketë një shtet ballkanas armik i Austro-Hungarisë (Serbia) ose një konkurent që Iakmon të sundoj Adriatikun ( Italia). Ky është shkaku pse Astro-Hungaria kërkon një Shqipëri të pavarur… Kjo është politika austro-hungareze përsa I përket Sqipërket Sqipërisë”

Gazeta austriake Heimstatte në ldhje me shqipraët shkruan “ ky popull I famshëm teutono –kelt i cili kishte duruar zgjedhën turke mbi 400 vjeti u bë tani i Iirë në bazë të prpozimit të Austro-Hungarisë dhe pëlqimit të fuqive të mëdha e mori pavarësinë e tij. Kjo është një faqe e lavdishme në historinë e Austro-HUngarisë, një kryevepër e Barchtold-it duke mos I kushtuar asnjë ushtar”.

Shqipëria sipas Maks Myler është “një prodhim i artit diplomatic evropian që ishte dënuar për të vdekur se shpejti… Si nuk qëndronin në djepin e saj Astro-Hungaria dhe Italia.. të dy nunët do të punonin me të gjitha njeri kundër tjetrit…fjala e fuqive qendrore është e sigurt. Ata nuk do të disiluzionin kurrë shpresat e një populli qe e simpatizon atë dhe që pavarësinë dhe lirin e tij ata e kanë garantuar së bashku” Sipas Myler” Shqiptari pikërisht banori i pacivilizuar maleve ka disa cilësi që e meriton të ketë dashurinë dhe respektin tonë”

Sipas Eclward Grey ministri i jashtërn anglez në lidhje me krijimin e Shqipërisë është shprehur se ” Fuqitë e mëdha nuk shihnin asnjë arsye të ndërhynin përvç për ti dhënë kënaqësi Austrisë dhe ltalisë për çështjen e Shqiperisë”. Grey këtë gjë ja ka deklaruar eclhe Turhan Pashës se “shqipëria në të vërtet qe krijuar vetëm për hirë të intercsave të ltalisë dhe të Austro-Hungarisë”.

Kambon ambasadori i Francës shprehet se “e quante të nevojshme që ti rikujtojmë qendrës arsyet që e kishin shtyrë Francën të prenonte pavarësinë e Shqipërisë.

Ne pranuam që të krijohej Shqipëria për ti dal para një koflagracioni evropian që mund të rridhte nga konflikti Astro-Rus, ndërsa kontrollin ndërkombëtar e menduam si mjet për të parandaluar vendosjen e austriakëve dhe italianëve në gadishullin Ballkanik

Sipas Syrja Vlorës “Të mos kishte qcnë dora shpëitimtere e Monarkisë Austro-Hungareze(së cilës me hir dhe pahir ju bashkua edhe Italia) që u ngrit në mbrajtje të shiqipërisë, përpjekja e parë për të krijuar një Shqipëri të mëvetshme do të kishte qenë sot një ëndërr tashme e harruar”. Ai vazhdon se “Për ne shqiptarët shkaterrimi i saj ka qenë një katarstrofë e rëndë. Ne nuk e kishim ende pjekurinë e duhur politike,.. Për të fituar kohë ne do të kishim pasur nevojën për një autonomi të brendëshme në kornizën e perandorisë Osmane dhe aty, vetë monarkia Austro-Hlungareze do të ishte në gjëndje të na ndihmonte vetem ajo do të kishte qenë e aftë që të na mbronte nga budallallëku i turqve dhe nga lakmitë e fqinjëve tanë ballkanike”.

Gazeta “Dielli” e Vatrës I njihte Austro- Hungarisë “ rolin e iniciatores së parë pas Kongresit të Berlinit për krijimin e Shqipërisë së lirë dhe të pavarur me qëllim t’I mbyllë rrugën në Adriatik sllavizmit.. Austrisë i atribuohej se kishte hartuar planin për një Shqipëri me katër vilajete në favor të autonomisë administrative që do shkëputej pak nga pak ngaTurqia”

Mehmet Konica dhe M. Noga pjesëtarë të delegacionit në Londër i cldrgojne një letër qeverisë austriake dhe ndër te tjerash i shklrajnë se “Shqipëria i detyrohet një mirënjohje të thellë madhërisë së tij mbretit Franc Josef dhe qeverisë së tij për të giitha sakrificat që Austro-Hungaria po bën duke synuar që të krijohet një Shqipëri e fortë dhe e aftë për të jetuar e pavarur”

Theodor Ippen ish konsull i Austrisë në Shqipëri një njohës shumë i mirë i çështjes shqiptare shkruan se “Austro-Hungaria kishte prej 100 vjetësh marrëdhënie me poptlllin shqiptar katolik dhe kishte zhvilluar 15 vitet e fundit para luftës Ballkanike një veprimtari me qëllim që të gulçojnë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve e të përgatiste kushtet e nevojshme për krjimin e një pavarësi kombëtare”. “Sipas tij “dhunimi që pësuan shqiptarët e Nishit, Prokuplies, Kurshumlisë të cilët, në 1878 iu lëshuan Serbisë si dhe prej atvre fiseve që i dhanë mundësi Malit të Zi parashikonte fatin që I kërcënonte tash të tjerët. Ndihma që u jepej 1.5 milion shqiptarëve për të formuar një shtet të tyre nuk ishte veçse znatim I drejtë I parimit të kombësis”.

Cekrezi sekretari shqiptar i Kornisionit të Kontrollit Ndërkombëtar në lidhje me pavardsinë e shqipërisë është shprehur se “Shteti i ri ishte fëImija i paligjshme idiplomacisë austriake me ltalinë në rolin e mamisë”.

Vet Ismail Qemali në bisede me perfaqelsuesin francez në KNK është shprehur se “Do të ishte mosmirënjohje të mohohej roli I Austrisë në ëështjen e krijimit të shtetit Shqiptar”

P:FJ

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close