Advertisements

BE:Ambasadorët mblidhen në Bruksel,zgjerim ose jo

Editor

Para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE më 15 tetor dhe para samitit të liderëve, më 17-18 tetor, janë ambasadorët e përhershëm të BE ata që janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar për çështjen e zgjerimit.

Në qendër të diskutimit do të jetë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe qëndrimi i Francës dhe Holandës për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësimin e këtyre dy vendeve. Holanda tashmë duket se është lëkundur pakëz nga ‘jo’-ja kategorike për Shqipërinë dhe duket se do të jetë vendimi i Francës ai që do të ndikojë tek vendimi final i saj.

Në takimin e ministrave të jashtëm, më 15 tetor, ministri holandez Stef Blok do të mundojë për shkak të një angazhimi tjetër të tij dhe vendi do të përfaqësohet në rang ambasadori. E aty do të mësohet qëndrimi i Francës, që pritet të ndikojë edhe në vendimin e Holandës.

Deri më tani, Franca ka hezituar të japë dritën jeshile për Shqipërinë ndërkohë që gjermania ka thënë po me kushte për Tiranën dhe po të pastër për Maqedoninë. Në rast se ministrat e jashtëm nuk do të mund të bien dakord, atëherë debati do të zhvendoset në samitin e liderëve, më 17 dhe 18 tetor.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin zviceran, Jean-Hubert Lebet.

Ambasadori  Jean Hubert Lebet e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për fushatën që adresoi me sukses shqetësimet e qytetarëve. Sipas njoftimit, Kurti e njoftoi se prioritet i qeverisë së re do të jetë shtetndërtimi demokratik me sundim të […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close