Advertisements

Beteja e Roncesvallës dhe vepra më e vjetër e njohur e letërsisë franceze “Kënga e Rolandit”

Editor

9 Tetor 768 – Karli i madh kurorëzohet mbret i frankëve, dhe si komandant të ushtrisë cakton nipin e tij, Roland. 10 vjet më vonë, Rolandi do të vritej në përpjekje me forcat baske në Betejën e Roncesvallës, grykë malore në Pirenenj (mes Francës dhe Spanjës). Por humbja nuk solli vërtetë humbje, nisur nga vështrim afatgjatë, nga i cili të gjithë përfitojnë ndopak; Beteja e Roncesvallës u bë pikënisja e eposit francez me poemën “Kënga e Rolandit” (La Chanson de Roland), që është vepra më e vjetër e njohur e letërsisë franceze.

Poema është një përmbledhje luftrash heroike të frankëve normanë, dhe mendohet të jetë shkruar aty nga fillimi i shekullit të 12-të, kur kishte filluar të behej e zakonëshe që legjendat dhe ngjarjet e së kaluarës të nderthureshin me ato të ditës, të zbukuroheshin e të këndoheshin me ndjenjë lavdie. Në Këngën e Rolandit ka edhe vargje ku permenden vise e toponime shqiptare, rreth disa ngjarjeve të mjegullta historike në keto troje. Për shembull, në Këngën e Rolandit, Albeigne (Albanie, Albania) përmendet si emërtim për zonat bregdetare të Shqipërisë së sotme; dhe kjo është e rëdësishme, pasi emri Albanian dokumentohet se është përdorur në vazhdimësi të dëshmisë së gjeografit Ptolemi në shekujt e parë të erës sonë kur në Gjeografinë e tij përmend fisin Albanoi që banonte në këto territore. Ja si përshkruhet në Këngën e Rolandit gjendja e dy garnizoneve normane të vendosura në Orikum (Jeriko) dhe Bylis (Balida):

“E shtata me asash prej Jeriko
E teta me Nigres, e nënta me Gros
E dhjeta me burra nga Balida të fortë”.

//Kalendari Enciklopedik Shqiptar

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

IBALLJA VATRA E ORIGJINËS SË AT GJERGJ FISHTËS

Nga: Dr. Gjelosh Nikolla Të gjithë shqiptaret kudo rrinë, Nga do të shkojnë e nga do të vijnë, Çdo njeri ka një origjinë. “Por si gjethët në pyll,kështu janë fiset e njerëzve; disa i merr era e i çon nëpër […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close