Advertisements

BQK:Borxhi publik në mbi 1.1 miliardë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se borxhi publik në TM2 2019 ka arritur në 1.13 miliardë euro që është për 9.3 përqind më i lartë krahasuar me TM2 2018.

“Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 16.5 përqind nga 16.3 përqind sa ishte në TM2 2018. Përkundër rritjes, ky nivel i borxhit është ende larg pragut prej 40 përqind të paraparë me ligj dhe po ashtu e mbanë Kosovën në pozitën e vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik krahasuar me vendet e rajonit”, thuhet në raportin e BQK-së “Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike Nr. 27, Tremujori II/2019”, raporton RTKlive.

Sipas BQK-së sektori fiskal deri në qershor 2019 u karakterizua me rritje të të hyrave prej 7.7 përqind dhe ngadalësim të rritjes së shpenzimeve buxhetore prej 2.9 përqind. Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi suficit primar buxhetor prej 0.3 milionë euro (37.1 milionë euro deficit në periudhën e njëjtë të vitit 2018). Borxhi publik në TM2 2019 ka arritur në 1.13 miliardë euro, që është për 9.3 përqind më i lartë krahasuar me TM2 2018. Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 16.5 përqind nga 16.3 përqind sa ishte në TM2 2018.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019, sektorët përbërës të sistemit financiar u zgjeruan për 153.3 milionë euro, kryesisht si rezultat i rritjes së aktivitetit të sektorit bankar dhe sektorit pensional. Edhe sektori mikrofinanciar dhe i sigurimeve u karakterizuan me rritje të aktivitetit, megjithëse ky i fundit është përballur me rezultate negative financiare.

Deri në qershor 2019, sektori i jashtëm është karakterizuar me zvogëlim të deficitit të llogarisë rrjedhëse për 10.0 përqind. Zvogëlimi i deficitit të llogarisë rrjedhëse i atribuohet rritjes së bilanceve pozitive të shërbimeve, të ardhurave parësore dhe të ardhurave dytësore ndërsa deficitit i mallrave shënoj rritje. Në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat dhe Investimet e Huaja Direkte (IHD) shënuan rritje vjetore prej 5.5 përqind përkatësisht 53.2 përqind.

//RTKlive

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close