Advertisements

Çantat e rënda të nxënësve të ciklit të ultë të rrezikshme për shëndetin e tyre

Për këtë problem në vazhdimësi janë ankuar edhe prindërit.Ekspertët shëndetësorë thonë se çantat e mbi ngarkuara mund të dëmtojnë shëndetin e në këtë rast boshtin kurrizor të fëmijëve. Ndërkaq zyrtarë të Ministrisë se Arsimit theksuan se janë duke punuar me drejtoritë komunale, në mënyrë që të bëhet një planifikim me i mirë.

Fëmijët e ciklit të ulët po vazhdojnë të përballen me peshën e rëndë të çantave që i bartin çdo ditë.  Për nënën dhe mësimdhënësen, Blerina Kallaba, e cila i tha Radio Kosovës  se   kjo është e lodhshme dhe dëmshme për fëmijët e saj. Sidomos klasat e para janë të mbingarkuara me tekste shumë prej të cilave janë të panevojshme për këtë moshë.

“ Unë si prind dhe mësuese mendoj që janë të renda dhe për këtë ka  shumë ankesa. Edhe plan-programi është i mbingarkuar sidomos për klasat e para. Mendoj që përmes aktiviteteve është dashtë me qenë e jo me kaq shumë tekste, për arsye se ende nuk dinë të lexojnë e me qenë kaq shumë të ngarkuar me tekste për mendimin tim, është e tepruar”, ka thënë  Kallaba.

Në lidhje me dëmet që shkakton bartja e padrejtë dhe e rëndë e çantave, doktori  Bujar Gjikolli i tha Radio Kosovës se kemi raste kur fëmijët vijnë me shtyllë kurrizore të deformuar si pasojë e peshave të rënda dhe qëndrimit jo drejt.

“ Kjo është një patologji që ne tash e hasim shumë shpesh kur na vijnë fëmijët më shtyllën kurrizore të deformuar së pari si pasojë e qëndrimit të gabuar në banka shkollore, karrige. Po ashtu edhe peshat e rënda ndikojnë në dëmtimin e shëndetit dhe duhet t’i kushtohet rëndësi që nxënësit të bartin me vete vetëm ato tekste që janë të nevojshme për realizmin e procesit mësimor”, ka thënë Gjikolli.

Ndërsa, drejtori për arsimin parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu, tha për Radio Kosovën se janë duke hartuar një projekt me drejtoritë komunale që të krijohen hapësirat për vendosjen e librave dhe të bëhet planifikimi që mësimi të bëhet në orë bllok.

“ Drejtoritë e arsimit me shkollat duhet të krijojnë hapësira sipas mundësive për vendosjen e librave. Në jemi duke bërë një projekt me drejtoritë e arsimit që të punohet me orar të mësimit  bllok, që nxënësit mos të bartin për shembull abetaren çdo ditë po varësisht nga orari që kanë”, ka thënë Istogu.

E njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, nga Instituti “Ed Guard”, i tha Radio Kosovës se nga një hulumtim i bërë nga ky institut ka rezultuar që pesha e çantave për klasat e para deri në pesë, është shumë më e rëndë sa mesatarja.

“ Nga një hulumtim që kemi bërë, ka rezultuar që pesha e çantave në veçanti te cikli i ulët është dukshëm më e madhe se sa mesatarja e lejuar për këtë moshë.  Dhe për këtë ne kemi rekomanduar që të intervenohet në përmbajtjen e teksteve dhe në infrastrukturën e shkollave”, ka thënë Qehaja.

Sipas të dhënave të nxjerra për peshën e çantave që duhet të bartin fëmijët e klasave të para deri në të pestën ka rezultuar që nuk guxon të kalojë dhjetë përqindëshin e peshës trupore te fëmijët.

// Ardiana Hajzeri

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close