Advertisements

Çedomir Jovanoviq:Albin Kurti po sulmohet por ai nuk është një kërcënim për Serbinë,është një shans

Lideri i LDP,Çedomir Jovanoviq i cili njihet si politikan serb liberal dhe me qëndrim miqsor ndaj qështjes së Kosovës dhe pavarësisë së saj ka deklaruar se “rezultatet e zgjedhjeve të Kosovës i sheh si një shprehje të nevojës për të rifreskuar skenën e brendshme politike në Kosovë, por edhe në marrëdhëniet me Serbinë”.

Çedomir JovanoviQ tha se “Kosova ka treguar një shkallë të lartë të kulturës demokratike në procesin zgjedhor, dhe tani është koha për ta sjellë atë energji në bashkëpunimin rajonal”.

“Shpresoj që një qeveri e re me shumicë të qëndrueshme në parlament të formohet shpejt në Prishtinë, e cila do të ketë forcën për të arritur një marrëveshje me Beogradin që do të kuptohet dhe pranohet nga shoqëria në Kosovë,” tha Jovanoviq, duke shtuar:

“Sot, nga Beogradi, sulmojnë Kurtin me një gjuhë të folur para çdo katastrofe në rajonin tonë, dhe deklarata të tilla nuk duhet të kenë vend në politikën tonë. Nëse zgjedhim fjalorin e të nëntëdhjetave ,atëhere rezultati nuk mund të jetë ndryshe veçse një tragjedi të cilën e përjetuam njëhere.Kurti nuk është një kërcënim për Serbinë, por një shans, për shkak të shpresës që shoqëria kosovare njeh tek ai dhe mbështetja që ai gëzon.
Deklaratat e Albin Kurtit se ai dëshiron të bisedojë me serbët në Kosovë, jo vetëm me Beogradin, duhet ti shohin një shans për një shkallë më të madhe të integrimit të serbëve në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës. duhet të na çojë në një zgjidhje të problemit të Kosovës “,njoftojnë mediat nga Beogradi.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close