Advertisements

Departamentit amerikan: Presim që Qeveria e re e Kosovës të rifillojë bisedimet me Serbinë

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se SHBA-ja pret që udhëheqja e re në Kosovë të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

Shtetet e Bashkuara e urojnë popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare, tha ky zëdhënës për Zërin e Amerikës.

“Ne mirëpresim mundësinë që të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi janë ndërprerë qëkur Kosova u ka vënë taksë prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Përkundër thirrjeve të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian për heqjen e kësaj takse dhe zhbllokimin e dialogut, autoritetet në Kosovë nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Zyrtarët në Serbi, në anën tjetër, kanë marrë qëndrim për mosvazhdimin e dialogut derisa të hiqet taksa.

Kosova ka mbajtur më 6 tetor zgjedhjet e parakohshme paralamentare.

Rezultatet preliminare e kanë nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close