Advertisements

Deri më tani janë rinumëruar 175 vendvotime

KQZ po vijon me rinumërimin e 530 vendvotimeve në të cilat u evidentuan parregullsi.

Deri në orën 16:00, janë rinumëruar 33% e këtij numri të vendvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se numri i tërësishëm i vendvotimeve që janë rinumëruar deri në këtë kohë është 175.

“Deri në orën 16:00 të ditës së shtunë janë rinumëruar 175 vendvotime nga 530 sa është numri i përgjithshëm i tyre që pritet të rinumërohen. Pra, deri më tani janë rinumëruar 33% e vendvotimeve të parapara”, ka thënë ai.

Ndryshe, procesi i rinumërimit të votave është duke u monitoruar nga Policia e Prokuroria. Kjo me kërkesë të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka në mbledhjen e fundit ku edhe u miratuan rekomandimet e QNR-së për të shkuar në rinumërim.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close