Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Diskutime mbi veprën e Atë Shtjefën Gjeçovit

ATSH/ – Tetor i librit do të sjellë në Muzeun Historik Kombëtar diskutime mbi një nga figurat më poliedrike që njeh historia e kulturës shqiptare, Atë Shtjefën Gjeçovin. Ministria e Kulturës ka njoftuar se për të diskutuar mbi Atë Shtjefnin, në 90-vjetorin e vdekjes, në Bibliotekën e Muzeut Historik Kombëtar ditën e martë do të jetë studiuesi i mirënjohur, Jaho Brahaj.

“Në kuadër të nismës që ka ndërmarrë Ministria e Kulturës “Tetori i librit”, Muzeu Historik Kombëtar organizon një takim me studiuesin Jaho Brahaj ku do të ketë lexime dhe diskutime nga vepra e Shtjefën Gjeçovit. Ju mirëpresim nesër, datë 29 tetor 2019, ora 15:00 në sallën e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar!”shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Atë Shtjefën Gjeçovi shkroi në të tria gjinitë letrare, mblodhi këngë, përralla, mite, doke e zakone popullore e mbi të gjitha, atë që do ta pavdekësonte, “Kanunin e Lekë Dukagjinit” monument i gjuhës e i kulturës së kombit shqiptar, për të cilin Universiteti i Lajpcigut i dha titullin “Doktor i shkencave in honoris causa”.

Disa prej veprave të tij kryesore janë: “Dashnia e atdheut”, drama “Agimi i qytetnisë”, “Shqiptari ngadhënjyes”, “Përkrenarja e Skënderbeut”,  botimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, vepra “Trashëgime trako-ilire”,  “Jeta e Shën Luçisë, Shna Ndou i Padues, Atil Reguli” – përkthim i lire i dramës me 3 akte të Pjetër Metasatasit,  “Vazja e Orleans-it ose Joana D’Ark” mbas A.F. prej Bergamos dhe vepra e fundit teologjike “Shpërblesi i botes ase  Jeta e Jezu Krishtit”, të cilën e shkroi me qellim që të mësojë dhe edukojë popullin në frymën e gjuhës shqipe dhe në frymën e dashurisë së Jezusit.

Shumica e veprave i mbetën në dorëshkrim.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close