Advertisements

Donald Tusk: Bllokimi i negociatave jo për faj të Shqipërisë dhe Maqedonisë V.

ATSH-AFP/ – Bllokimi i negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një veprim i gabuar, deklaroi sot presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

”Për këtë vendim nuk duhet të fajësojmë as Shqipërinë dhe as Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet bënë atë që ne u kërkuam të bënin”, theksoi ai.

”Marrëveshja e Prespës ishte arritje e jashtëzakonshme. Të dyja vendet kanë të drejtën t’u hapen negociatat. Ato janë gati, por fatkeqësisht disa vende anëtare të BE-së nuk janë ende gati”, theksoi ai.

”Kjo është arsyeja pse nuk arritëm të merrnim një vendim pozitiv”, tha Tusk.

”Dua t’u dërgoj një mesazh shqiptarëve dhe maqedonasve. Ju lutem mos u dorëzoni! Padyshim një ditë do të bëheni pjesë e BE-së”, shtoi ai./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close