Advertisements

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Gjuriq ka komentuar aksionin e Rosu-s në veri

Editor

Pas aksionit të njësive speciale të policisë së Kosovës Rosu në veri të Mitrovicës, për të kapur personat që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka komentuar veprimin e Prishtinës zyrtare.

Gjatë një interviste dhënë televizionit serb Pink, Gjuriq, ka thënë se e gjitha filloi në orën 5:45 kur policët e Kosovës të armatosur “deri në dhëmbë” dhe me helmeta u nisën për në veri.

“Ata ishin me 25 vetura të blinduara edhe pse në hyrje të qyteti janë parë të rreshtuara afro 40 të tilla. Por, ata u larguan rreth orës 6 të mëngjesit”, ka deklaruar Gjuriq.

Sipas tij “shënjestra kryesore” ishte komandanti i policisë në veri, Zeljko Bojiq, pasi njësitet e Rosu u futën në banesën e tij dhe arrestuan të birin Vasilin.

“Njësitet e Rosu janë futur në banesën e tij duke ia arrestuar të birin Vasili Bojiq të cilin e dërguan në drejtim të panjohur. Gjithashtu është arrestuar një pjesëtar tjetër i policisë Rade Bashar, që ka punuar në raste shumë të rëndësishme”, ka shtuar Gjuriq.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar arrestimet në veri të Mitrovicës

Kelani ka thënë për KosovaPress se dy të arrestuarit janë sjellë në Prishtinë ndërsa janë në pritje të vendimit të prokurorit kompetent. “Varet çka vendosë prokurori, njëherë është herët të themi diçka”, ka thënë ai. Ai ka thënë se gjatë […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close