Advertisements

Ekspozitë- 77 tablo me peizazhe nga Durrësi dhe Kalifornia

ATSH/- Në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” artdashësit durrsakë po ndjekin këto ditë ekspozitën e piktores Emjona Stasi.

Piktorja durrsake në ekspozitën e saj të katërt personale ka sjellë për shikuesit 77 punime, kryesisht në teknikat e pastelit dhe vajit.

Në pjesën e parë të ekspozitës mbizotërojnë punimet e frymëzuara nga peizazhet shqiptare, kryesisht ato të qytetit të Durrësit, por edhe natyrat e qeta e kompozimet, ndërsa më pas vendin e zenë tablotë e punuara, në Kaliforni, SHBA, atje ku piktorja ka hapur edhe një ekspozitë personale.

Punimet e artistes janë vlerësuar nga vizitorë vendas dhe të huaj, ndërsa kolegët e saj nënvizojnë rritjen artistike të autores.

Emjona Stasi që nga viti 1977, kur përfundoi studimet në Universitetin e Arteve Tiranë, ka marrë pjesë në afro 50 ekspozita të përbashkëta brenda dhe jashtë vendit, ndërsa punimet e saj i gjen përveç fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe asaj të Durrësit ndodhen edhe në arkiva private në Itali, Maqedoni, Greqi, Gjermani, Hollandë, Kanada dhe SHBA.

Ekspozita personale e piktores Emjona Stasi do të qëndrojë e hapur deri më 10 tetor./

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close