Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

“EL PAIS”:Ermonela Jaho artiste e kompletuar

“Duket se me vetëm dy masa, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është në gjendje të na emocionojë. Ajo është një artiste e kompletuar, e cila të bën të dorëzohesh përpara pianisimo-ve të saj (akute) dhe besueshmërisë në regjistrin e ulët”.

Kështu shkruan gazeta prestigjioze spanjolle “El Pais” për sopranon shqiptare Ermonela Jaho, për të cilën thotë se “qëndron mbi të gjithë këngëtarët e tjerë, sidomos kur aftësitë e saj muzikore kombinohen me përbindëshin aktrues përbrenda saj”, pasi Ermonela Jaho interpretoi veprën e Puccinit, “Turandot”, në 20-vjetorin e rihapjes së teatrit “Liceu” në Barcelonë.

“Ajo e kontrollon këtë përbindësh gjithë kohës për t’ia ofruar shikuesit në shkëmbimin e parë. Kjo ishte arsyeja pse hyrja e saj e parë qiellore, në fillim të veprës, u vlerësua nga publiku. Kjo është arsyeja pse vdekja e saj, në aktin e tretë, ishte prekëse. Jaho është, pa dyshim, një nga ata zërat e shkëlqyer që hedhin magjinë e vetë mbi ajrin magjik që rrjedh në kutinë e bukur skenike të Liceu, një teatër që krenohet të kërkojë dhe tërheqë zërat më të mire ndërkombëtare të momentit. Mision i kryer”, lexohet në artikull./

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close