Advertisements

Elezi:Numrohen votat nga diaspora,ato me vonesë nuk procedohen

Valmir Elezi, zëdhënës në Komision Qendror të Zgjedhjeve, në një konferencë për media ka thënë se sot fillon numërimi i votave nga diaspora.

“Ju njoftoj se në këto momente ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.

Ky numërim fillon pas vlerësimit që i është bërë pakove me fletëvotime që kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës. Vlerësimi, si proces, ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon, në mënyrë që fletëvotimi të aprovohet ose refuzohet.

Kësisoji, gjatë periudhës së vlerësimit janë proceduar dhe vlerësuar 16 mijë e 189 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre 13 mijëe 491 janë aprovuar ndërsa 2 mijë e 698 janë refuzuar”, ka thënë Elezi, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi se arsyejet që janë refuzuar votat nga disa votues janë të ndryshme.

“Arsyet se përse janë refuzuar rreth 2 mijë e 700 persona janë si në vazhdim:

1 mijë e 74 persona që nuk kanë aplikuar në periudhën për t’u regjistruar si votues jashtë vendit; 204 aplikues të cilët janë refuzuar gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit;                 62 persona të cilët janë dërguar pako me fletëvotime më shumë se një herë; 797 raste të tjera kur personat që nuk janë identifikuar që kanë dërguar fletëvotim; dhe 561 persona që nuk e kanë dëshmuar identitetin me dokumente valide të identifikimit (që kanë ërguar kopje të dokumenteve me afat të skaduar)”, ka thënë ai.

“Numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve do të bëhet në 23 tavolina numërimi. Rezultati i këtij numërimi do të përditësohet kohë pas kohe në tabelën e QNR-së si dhe gjithashtu formularët që plotësohen pas këtij numërimi do të skanohen dhe publikohen në ueb faqe të KQZ-së”..

Ndërsa për votat nga diaspora që kanë ardhur me vonesë, Elezi ka thënë se nuk do të procedohen.

“Shërbimi Votues i Zgjedhjeve përfshin vetëm votat që kanë pranuar brenda afatit ligjor, e jo ato që kanë ardh me vonesë”.

Numërimin e të gjitha votave KQZ ka planifikuar të bëhet për një ditë e gjysmë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close