Advertisements

Gjetje arkeologjike në Delmacë të Ilirisë apo Komanin e Pukës.

“Kultura e Komanit është një kulturë e një populli që në shekullin VI-VIII ishte në kapërcyell të dy epokave, nga ajo e vonë antike, në periudhën e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, e lidhin “Kulturën e Komanit” me të kaluarën ilire të këtyre trojeve dhe me banorët e lashtë të tyre, orientimi i varreve, inventari i armëve, veglave të punës dhe stolitë, me praninë e shumtë të simbolikës ilire”.

– Aleksandër Stipçeviq; libri “Ilirët”.

Kultura e Komanit hyri në histori si nyje lidhëse midis ilirëve, paraardhës tanë të dikurshëm dhe shqiptarëve të sotëm, pa të cilën vendit tonë do t’i mungonte një hallkë lidhëse e domosdoshme dhe nuk do të kishte një fakt historik të pamohueshëm për të mbuluar një periudhë të errët historie 500-vjeçare

– N. Selimi; Kultura e Komanit.

Të dhënat arkeologjike tregojnë për praninë në shek. V-VI të një kulture materiale
unitare në trevat e banuara nga shqiptarët, me të cilën ilirët hynë në mesjetë.
Zbulimet e para, të bëra në varrezën e Kalasë së Delmacës, e cila ndodhet në afërsi
të fshatit Koman të rrethit të Pukës, i takojnë fundit të shek. XIX, kur në janar të vitit 1898,
konsulli francez në Shkodër Alexandre Degrand hapi disa varre, të cilat dhanë një inventar
të pasur, mbi të gjitha të pa njohur më parë. (1)
Kjo kulturë ka marrë emrin e fshatit Koman,
ku ajo u zbulua për herë të parë gjatë fundit të shek. XIX.
Në vendgjetjen e saj të parë në Koman, kultura e hershme shqiptare ose siç quhet,
arbërore, përfaqësohej në një nekropol (varrezë) të madh të vendosur në shpatin e një mali,
mbi luginën e Drinit. (2)

(1) Korkuti, Parailirët, 69.
(2) Ceka and Korkuti, Arkeologjia, 421.

Në foto: kryq i gjetur në gërmimet arkeologjike të bëra në Kalanë e Delmaces, Koman, Pukë.

//PUKA ndër vite

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close