Advertisements

Glauk Konjufca (LVV):Do të duhej që më herët të fillonin negociatat e drejtpërdrejta me LDK-në

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do të duhej që më herët të fillonin negociatat e drejtpërdrejta me LDK-në dhe të kishte më shumë takime të shpeshta me grupet punuese të cilat janë pajtuar që të krijohen bashkë me LDK-në.

Sipas Konjufcës çdo hapësirë dhe vakum që LDK e len dhe çdo derë të hapur që e len ka çarçe në Kosovë nga pushteti i kaluar që duan të shfrytëzojnë qoftë edhe një centimetër të hapësirës që është e lënë e hapur.

“Çdo vonesë që krijohet, çdo përpjekje për me prolongu procesin zgjedhor dhe certifikimin e zgjedhjeve, mendoj se është e dëmshme. Mendoj që LDK e ka zgjedhur një strategji e cila do që të ketë sa më pak kontakte e takime me VV-në derisa të del rezultati zyrtar i zgjedhjeve të 6 tetorit”, shtoi Konjufca.

Tutje ai theksoi se mendon se nuk është strategjia më e mirë, pasi takimet nuk e predikojnë rezultatin e zgjedhjeve.

“Është dashur të takohemi më shpesh që ne të kemi një hapësirë të konsiderushme kohore, pra të flasësh për çka pajtohesh, për vendimet me të rëndësishme nuk është predikim i rezultateve të zgjedhjeve. Pra kemi mundur ta lëmë krejt anash çështjen e ministrive, por thjeshtë do të mund të hargjonim një kohë të mirë e cila do të ishte me rezultate përmbajtjesore sa i përket pajtueshmërisë tematikave kohore. Frikësohem se po humbim kohë pa nevojë dhe mendoj që është më shumë konservative LDK”, shtoi ai.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close