Advertisements

Gur-gdhendësi dhe forca e tij

Njëherë e një kohë ishte një gur-gdhendës që vazhdimisht ankohej për jetën e tij. Një ditë, duke shkuar në shtëpinë e një tregtari të pasur për të shitur një statujë që kishte bërë, vëzhgoi me xhelozi luksin në të cilin jetonte tregtari, dhe, duke mëshiruar me fjalë veten e tij, u lut të bëhej si ai. Për habinë e tij të madhe, dëshira e tij u përmbush si me magji dhe njeriu ynë i lumtur, jetonte në luks, duke shijuar pasurinë dhe vlerësimin e njerëzve të tjerë. Por shpejt zbuloi se kishte më shumë njerëz rreth tij me më shumë fuqi dhe ndikim dhe kjo e gjë e mërziste. Sa herë që njihte dikë të tillë, uronte të ishte në vendin e tij.

Dhe dëshira në të njëjtën mënyrë magjike realizohej gjithmonë. Kur pushoi së takuari njerëz më të fuqishëm se ai, ktheu sytë drejt qiellit për të falenderuar Perëndinë. Një diell i ndritshëm qëndronte lart në qiell duke shpërndarë jetë në botë. Atëherë një ide e çmendur u ngulit në mendjen e tij dhe bërtiti: “Uroj të isha diell!” Menjëherë u bë diell, dhe filloi të udhëtonte në qiell, duke lyer tokën me rrezet e tij. Por papritmas, një re e madhe e zezë kaloi para tij, duke e fshehur atë nga sytë e njerëzve. “Sa e fuqishme është kjo re!”, tha. “Do të doja të isha re!” Menjëherë u shndërrua në një re të rëndë, të zezë, por shpejt kuptoi se po tërhiqej nga një forcë më e madhe, era. “Sa e fortë është era! Do të doja të isha era! ”Menjëherë u bë erë, dhe frynte si e tërbuar, duke çrrënjosur pemët dhe duke sharruar gjithçka në rrugën e saj, derisa u gjet para një shkëmbi të madh që nuk lëvizte fare, pavarësisht përpjekjeve të tij. Kur e kuptoi që shkëmbi ishte më i fortë se ai, uroi të shndërrohet në shkëmb. Menjëherë u bë një shkëmb i fuqishëm, i madh dhe ndjeu lumturinë t’a përmbytë. Kështu, ndërsa qëndronte duke shijuar fuqinë e tij, dëgjoi një tingull metalik që vinte nga poshtë dhe ndjeu një dhimbje të fuqishme të tejshpojë trupin e tij. “Çfarë mund të jetë më i fuqishëm se unë?”, pyeti i habitur. Pa poshtë tij, dhe pa një gur-gdhendës… /

//Kalendari Enciklopedik Shqiptar

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close