Advertisements

Hapja e negociatave, Schallenberg: Austria qëndrim të qartë pro

ATSH – I. Vata/- “Austria ka qëndrim të qartë. Ne duam të hapet drita e gjelbër për për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave”, tha sot ministrin Federal për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. Në një konferencë të përbashkët me ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ai theksoi se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura. “Tani e kemi fjalën ne në Bruksel”, theksoi ai.

“Vizita ime në Shqipëri nuk është koincidencë. Javën tjetër do të kemi një kohë shumë vendimtare në këshill, qëndrimi dhe pozicioni i Austrisë është shumë i qartë. Ne duam të hapet drita e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave. Në BE, ne besojmë se kjo ka të bëjë me kredibilitetin e tij. Ne kemi paraqitur kushte të cilat janë plotësuar dhe tani e kemi ne në Bruksel të japim mendimin tonë dhe të bëjmë atë që na takon ne në këtë marrëveshje”, theksoi ai.

Po ashtu, Schallenberg tha këshilli nuk ka unanimitet, por “ne kemi qëndrim të fortë dhe pozicion të fortë në Këshill”.

“Por sigurisht ne jemi para diskutimeve të vështira. Ju e dini se nuk ka unanimitet në këshill, por do t’ju siguroj se miqtë tanë shqiptarë mund të mbështeten tek ne dhe ne kemi qëndrim të fortë dhe një pozicion të fortë në këshill”, tha ai.

Schallenberg shtoi se Austria ka mbështet dhe do mbështesë Shqipërinë për viktimat e tërmetit.

“Ne kemi një marrëdhënie të fortë të gjatë, në fakt pa asnjë çështje të hapur. Megjithatë, dua të filloj me diçka që ne jemi shumë të interesuar. Dua të shpreh ndjenja të thella të popullit austriak për të dëmtuarit gjatë tërmetit të kohëve të fundit. Austria vazhdon të japë ndihmë përmes mekanizmave europianë. Ka dërguar ndihma, por sot mund të them se agjencia çeke për zhvillim do të jap 200 mijë euro, shprehimisht për të dëmtuarit e tërmetit. Ne po shohim kërkesat e tjera që ka bërë kryetari i bashkisë së Tiranës dhe qeveria dhe do të shohim se çdo të bëjmë, por mund t’ju siguroj se Austria, do t’i ndihmojë viktimat, miq tanë në Shqipëri”, tha ai.

Në lidhje me marrjen e kryesimit të radhës të OSBE-së, Schallenberg tha se është detyrë e vështirë që Shqipëria do të marrë përsipër presidencën e OSBE-së.

“Ne e kemi patur këtë detyrë para dy vitesh dhe është një detyrë e vështirë e lodhshme dhe ju uroj sukses, por dhe këtu mund të mbështeteni tek ne dhe ne do ju mbështesim për një sërë çështjesh në të gjithat ku kjo organizatë është e vendosur, por këtu keni një ambasador me shumë përvojë në organizmin e ngjarjeve të tilla, pra mund ta përdorini ambasadorin tonë këtu”, tha ai.

“Dua t’ju siguroj se ne do të mbetemi partner të fortë në fushën e binjakëzimit ku kemi 8 projekte dhe të shohim se çfarë projektesh të tjera mund të zhvillojmë në të ardhmen, sidomos në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme”, tha në vijim ministri Schallenberg.

“Ne gjithashtu do të përpiqemi edhe në fushën ekonomike të çojmë më përpara marrëdhënien tonë sepse mendoj se ka vend për përmirësim. Shqipëria që nga 1993 ka qenë një vend ku ne jemi fokusuar si agjenci zhvillimi dhe këtu mund të mbështeteni te ne dhe do mbetemi miku juaj i mirë siç kemi qenë”, tha ai.

Në lidhje me azilkërkuesit , Schallenberg tha se situata e azilkërkuesve shqiptarë është një situatë që e prek më pak Austrinë se sa shtetet e tjera të BE-së dhe është një tipar i përsëritur me kolegët francez.

Në lidhje më Kosovën, Schallenberg theksoi se  Kosova është realitet.

“Austria ka qenë një ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë, shumica e Kombeve të Bashkuara e kanë njohur pavarësinë, por ka disa shtete anëtare në BE që nuk e kanë njohur. Megjithatë BE ka mundur të ndjek një politikë koherente ndaj Prishtinës dhe Beogradit dhe do të vazhdojë të bëjë këtë. Nuk ka qenë pengesë që në fund të ditës BE të ndjek një politikë të ndjeshme ndaj të dy vendeve. Për sa i takon qeveris duhet të presim të formohet qeveria në Kosovë, përpara se të reagojmë, përpara se të mbajmë një qëndrim, pavarësisht se ç’mund të thonë udhëheqësit e rajonit”, theksoi ai.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close