Advertisements

I dërguari amerikan Richard Grenell sot në Prishtinë takon presidentin Thaçi

Editor

Presidenti Hashim Thaçi do të takohet sot në Prishtinë me Richard Grenell, i cili është angazhuar për ndërmjetësim të dialogut Kosovë – Serbi.

Zyra e Presidentit njofton se Thaci sot në orën 13:00 e pret në zyrën e tij emisarin e presidentit amerikan Donald Trump.

“Në orën 13:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Grenell e viziton Kosovën për herë të parë, pak ditë pasi ai e mori detyrën e re si i dërguar special i SHBA’së në negociatat mes Kosovës e Serbisë, që janë ndalur qe një vit.

I angazhuari i Trumpit është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Loading...
Advertisements
Next Post

TË KORRUPTUARIT DHE PROSTITUTAT SI “ENGJËJ”!?

Duhet sqaruar edhe një herë se korrupsioni nuk prejudikon vetëm logjikën e “pikjes së parave nga qielli”, por edhe lidhshmërinë prapa perdeve me pushtetin për qëllime të caktuara dhe me çmim të caktuar. Kjo, natyrisht ka edhe premisa të prostitucionit politik. E, në çka duhet të shpresojnë shqiptarët dhe ku […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close