Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Inspektorati për Trashëgimi Kulturore ndalon çdo ndërhyrje në kalanë e Vushtrrisë

ATSH/ Inspektorati për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Kulturës ka marrë vendim këtë të premte për ndalimin e çfarëdo veprimi apo ndërhyrje në Kalanë e Vushtrrisë.

Inspektorati e detyron drejtorin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës (IMMK) të marrë masat, pasi ka tejkaluar kompetencat me vendimin e marrë dje për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë.

Më herët sot, grupi “Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë” kërkoi anulimin e vendimit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të monumentit të trashëgimisë kulturore – Kalasë së Vjetër të Vushtrrisë.

Këtë vendim të IMMK-së, ky grup e quan skandaloz dhe në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, ndërsa i kanë bërë ftesë Prokurorisë së Shtetit që të nisë hetimet në lidhje me marrjen e këtij vendimi.

“Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë”, kërkojnë anulim të menjëhershëm të vendimit skandaloz të drejtorit të IMMK-së, dhe kërkojmë që Kalaja përfundimisht të njihet si hapësirë publike për qytetarët e Vushtrrisë. Në lidhje më këtë vendim skandaloz, dhe kërkesat tona, do të njoftohet edhe Prokuroria e Shtetit e cila edhe në vitin 2017 kishte nisur hetim për procesin e dhënies në shfrytëzim të përkohshëm të Kalasë së Vushtrrisë. Ne nuk do të ndalemi derisa vendimi të anulohet përfundimisht”, thuhet në një reagim nga ky grup.

IMMK gjatë ditës së djeshme ka bërë publik vendimin për të dhënë në shfrytëzim të përkohshëm monumentin e trashëgimisë kulturore – Kalanë e Vjetër (Kalanë e Vushtrrisë) një biznesmeni nga Kosova.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close