Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Instagrami heq filtrat që promovojnë kirurgjinë kozmetike

Instagram-i do t’i heqë të gjithë filtrat që promovojnë kirurgjinë kozmetike, për shkak të shqetësimeve se ato dëmtojnë shëndetin mendor të njerëzve.

Hulumtimet kanë sugjeruar se filtrat, që ndryshojnë fytyrën, mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më keq në lidhje me mënyrën se si duken, raporton BBC.

Instagrami, i cili zotërohet nga Facebook-u, tha se ndalesa synon të promovojë mirëqenien.

“Ne i rivlerësojmë politikat tona dhe duam që filtrat tanë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit”, tha një zëdhënës i platformës online për shpërndarjen e fotografive.

Instagram-i tha se nuk e di saktësisht se sa kohë do të marrë heqja e të gjithë filtrave.

Muajin e kaluar, kjo platformë ka vendosur t’i fshijë postimet e dietave dhe të kirurgjisë kozmetike, pas këshillimeve me ekspertë të mediave sociale.

Në muajin shkurt, ndërkaq, Instagram-i ka larguar edhe imazhet grafike të vetëdëmtimit, nga shqetësimet se ato ndikojnë keq te të rinjtë./rel

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close