Advertisements

Isa Mustafa e ka pranuar publikisht dëshirën e tij për t’u bërë president i vendit.

Dëshirën e ka të bëhet president i vendit, por Isa Mustafa e pranon se për momentin kjo nuk është tema kryesore në negociatat midis Lidhjes Demokratike të Kosovës që e drejton vet dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Ish-kryeministri i vendit tha në një intervistë Klan Kosova, se në këto negociata e ka rolin kyç, ani se pyetet edhe Vjosa Osmani.

“Është një nder i veçantë që dikush me mbyll karrierën e vet politike me një përgjegjësi ndaj qytetarëve të republikës së Kosovës, mirëpo nuk jam unë ai që mund ta bëjë veten president, e as që do ta imponoj veten si president të vendit”, ka thënë Mustafa.

Marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së nuk mund të arrihet nëse ka kushtëzime nga ana e VV-së.

“Ne do të ulemi me letër të bardhë përpara pa asnjë kusht, askush nuk mund të thotë që ‘eja të ulemi në tavolinë, por tri ministri i kam nda për veti derisa shtatë tjera nga dhjetë janë të hapura për negociata’”, është shprehur Mustafa.

E pse LDK doli e dyta në këto zgjedhje dhe jo e para, Mustafa tha se është lënë anash diaspora.

“Arsyeja themelore pse kemi dalë në vend të dytë është se nuk e kemi pasë diasporën”, ka shtuar Mustafa.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close