Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ish- gjykatsja serbe e Millosheviqit:”Albin Kurti Kurti është duke u përgatitur për luftë kundër Serbisë që nga viti 1991″

 

Pas fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamnetare të 6 tetorit dhe mundësisë potenciale që kandidati i saj për kryeministër Albin Kurti të marr drejtimin e qeverisë së kosovës,janë shtuar edhe zërat e propagandës serbe kundër figurës së tij.

Është gjykatsja serbe e kohës së regjimit të Millosheviqit Danica Marinkoviq, e cila në atë kohë ishte gjyqtare e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, e cila mori në pyetje Kurtin atëhere dhe thotë se “Albini përgatitej për luftë kundër serbisë që atëhere”

“Udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër i institucioneve të përkohshme të Prishtinës në 1999 nuk e fshehu sa i urrente serbët, duke thënë se ai ishte po përgatitej për luftë kundër Serbisë që nga viti 1991”, tha gjyqtarja Danica Marinkoviq, e cila ishte një gjykatëse e Qarkut në atë kohë.

“Albin Kurti nuk ka arritur të përlyej duart me gjak , sepse ai u arrestua me kohë. Nëse nuk do të arrestohej , ai me siguri do të kishte arritur të organizonte një rrjet të guerilasve midis shqiptarëve në Prishtinë gjatë luftës së vitit 1999”, tha Marinkoviq për Vecernje Novosti.
“Ai (Kurti) gjithashtu pretendoi se ndërpreu kontaktet me terroristët e UÇK-së në vitin 1999 pas Rambujesë, i pakënaqur me qasjen” e butë “të Perëndimit ndaj Serbisë,” tha Marinkoviq.

marinkoviq “paralajmëron” gjithashtu se sipas saj e cila nuk ia ka arritur të dalë kurr nga lëkura e sistemit millosheviqian “deklarata e Kurtit nga hetimi nuk duhet të merret si e mirëqenë, pasi ishte e qartë se kur u arrestua në vitin 1999, ai u përpoq të krijojë një rrjet gueril shqiptar në qytetet e Kosovës.

Kjo ish-gjykatëse dhe buja e deklarimeve të saj dhe të njejtëve si ajo vetëm sa tregon një serbi e cila jo vetëm se nuk është distancuar nga të bëmat e regjimit të Millosheviqit,porse është me dy këmbët e tillë ,veçse më e sofistikuar.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close