Advertisements

Josep Borell ,Paralajmëron vizitë Kosovës

Josep Borell do të pasojë Federica Mogherinin në pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Borell gjithashtu pritet që të jetë edhe kryenegociator në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Se do të trajtojë bisedimet Prishtinë-Beograd me përparësi dhe me shumë konsideratë e ka konfirmuar sot edhe vetë Borell gjatë një  seance në Komiteti për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Borell e ka konfirmuar se vizitën e parë si Përfaqësues i Lartë i BE’së do të bëjë në Republikën e Kosovës, dhe se do të trajtojë dialogun me shumë seriozitet, pasi që sipas tij gjendja e status-quos është e paqëndrueshme.

Ministri i Jashtëm i Spanjës ka thënë se për këtë arsye, dialogu në  mes Kosovës dhe Serbisë do të trajtohet edhe me më shumë seriozitet se në të kaluarën.

Përveç tjerash Borell ka thënë se Kosova duhet të pezullojë taksën, dhe që Serbia të kyçet në bisedime shumë më sinqerisht.

Ndryshe roli i Borell në dialog është parë me mjaft skepticizëm për faktin se ai vjen nga Katlunia, dhe është kundër kërkesës së katalunasve për pavarësi.

Për ekspertët një gjë e tillë tregon se Borell do të ketë vështirësi të jetë i paanshëm në dialog, shtuar kësaj faktin se është edhe ministër i Jashtëm i një shteti që vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.

Një institut gjerman madje kishte sygjeruar që Borell njejtë si SHBA’ja, duhet të emërojë një emisar special për dialogun.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close