Advertisements

Josep Borell:Do të bëj gjithçka që mundem që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje.

Editor

Sipas shefit të ri të emruar të diplomacisë Europiane ,Josep Borell dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë po zgjatë tepër shumë,dhe se gjendja e tanishme ,sipas tij nuk mund të vazhdojë dhe se duhet arritur një marrëveshje,për të cilin ai thotë se do të angazhohet fuqishëm.

“Një gjë është e qartë: Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje. Kjo është e rëndësishme. Do të bëj gjithçka që mundem për të përmbushur këtë prioritet, “tha Borell.

Josep Borell i tha Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë.

“Kosova duhet të heqë taksat dhe Serbia duhet të angazhohet plotësisht në një dialog të thellë dhe të sinqertë,” tha Borell.

I pyetur nëse besueshmëria dhe integriteti i politikave të tij në dialogun Beograd-Prishtinë do të vihej në dyshim nga qëndrimi i Spanjës që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Borell thotë se megjithëse vendet anëtare ndryshojnë në njohje, ata janë të bashkuar në angazhimin e tyre për zgjidhjen e problemit.

Ai ka thën edhe se “Nëse Kina, India dhe Rusia nuk e njohin Kosovën, Kosova nuk do të jetë shtet. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë për të vazhduar bisedimet ”

Ish Ministri i Jashtëm Spanjoll shtoi se ai e njihte mirë Serbinë dhe nuk kishte qenë kurrë në Kosovë për “arsye të njohura”.
“Kjo është arsyeja pse vizita ime e parë do të jetë në Prishtinë,” njoftoi Borell.

Ai arriti në përfundimin se BE nuk mund të jetë një “forcë gjeo-strategjike” përveç nëse së pari e zgjidh problemin në mjedisin e saj të afërt.

Borell kur ishte zgjedhur në këtë post,ishin ngjallur dyshime nëse ishte i duhuri për t’i udhëhequr këto bisedime,kur dihet se ai ishte pjesë e rëndësishme e një qeverie armiqsore kundrejt pavarësisë së Kosovës.

//Përgatitur nga Proinformacion,com

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Shtetet e Bashkuara dërgojnë 20 mijë trupa në Europë

Ushtria amerikane ka njoftuar se po përgatit një stërvitje të madhe ushtarake në Evropë duke filluar me fillimin e vitit të ardhshëm, ku do të marrin pjesë 20,000 trupa amerikane ,e që është numri më i lartë në më shumë […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close