Advertisements

Ka vdekur gruaja që është konsideruar më e vjetra në Rusi

Tanzilya Bisembeyeva, e konsideruar si gruaja më e vjetër në Rusi, ka vdekur në moshën 123-vjeçare.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar familjarët e Bisembeyevas dhe zyrtarët lokalë më 30 tetor të kenë thënë se ajo ka vdekur javën e kaluar dhe është varrosur më 26 tetor në fshatin e saj, në afërsi të kufirit me Rusisë dhe Kazakistanit.

Dokumentet zyrtare thonë se Bisembeyeva, me etni kazake, ka lindur më 14 mars të vitit 1896.

Ajo ka pasur tre djem, 10 nipër, 13 stër-nipër, dhe dy stër-stër nipër.

Më 2016, Bisembeyeva është shtuar zyrtarisht në Librin Rus të Rekordeve Botërore si personi më i vjetër në botë.

Mirëpo ai pretendim nuk është konfirmuar kurrë nga subjektet ndërkombëtare.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close